Ironi nga Salianji, në Kuvend me “Toyota Yaris” e çanta me “euro”!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ironizuar ditën e sotme kapjen e eurove ne Portin e Durrësit, duke shkuar në Kuvend me “Toyota Yaris”.

Lajme
Gjithashtu, pasi ka zbritur nga makina, Salianji ka marrë edhe disa “çanta me euro”.
Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, e për Partinë Demokratike deputeti Taulant Balla ka një lidhje direkte me shumën e në fjalë.
Me futjen e çantave me “euro” në Kuvend, Salinji ka ironizuar duke lënë të kuptohet që paratë që kishin hyrë me mjetet “Toyota Yaris” në Shqipëri ishin të destinuara për anëtarë të Parlamentit