Irkenc Hyka publikon disa sekuenca nga kënga e re

Irkenc Hyka po vjen me këngë të re.

ShowBiz

14/08/2019 08:44

Irkenc Hyka ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, përmes së cilës zbuloi pak nga kënga e re, shkruan lajmi.net.

Këngëtari edhe kësaj radhe do t’i qëndrojë besnik rrymës së muzikës që e këndon, ndërsa kënga pritet të publikohet shumë shpejt.

“Kenge Shpirti ! Së shpejti”, ka shkruar ai sipër videos që e postoi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1Hs54xHSfs/

Për ndryshe, “Jena nda” titullohet projekti i fundit muzikor nga Irkenc Hyka, të cilin e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin. /Lajmi.net/