Iriqi i vogël shkon për kamping me pajisjet e tij të vogla
Iriqët janë gjitarët të cilët ekzistojnë me mijëra vite më parë.

Fun
Ushqimi kryesor i iriqëve janë insektet, por ata mund të hanë lloj të ndryshme të kafshëve dhe bimëve kur është mundësia, transmeton lajmi.net.
Njerëzit janë duke debatuar që iriqët duhet të mbahen si kafshë shtëpiake. Disa të tjerë mendojnë që kafshët jo shtëpiake duhet të qëndrojnë larg shtëpive ashtu siç janë krijuar për të qenë.
Sidoqoftë, nëse dikush nga ju po mendon që të adaptojë një iriq, duhet të dijë veset e tij. Këtu keni katër gjëra të rëndësishme që çdo njeri duhet ti dijë para se të marr një iriq në shtëpi:
- Gjeni një ndihmës përgjegjës
- Janë shumë sensitiv
- Ata pëlqejnë aroma jo të zakonshme
- Orari i tyre i zakonshëm duhet të respektohet
Iriqët kanë një mesatare të jetesës prej katër apo gjashtë viteve por nuk është çudi nëse ata jetojnë edhe dhjetë vite.
U rekomandohet njerëzve që janë në shtëpi në mëngjes dhe natën, por nuk mund të jenë shumë të sigurtë për fëmijët e vegjël.
Kujdesi ndaj iriqit
Iriqi ka nevojë për një orar të rregullt, ushqim të mire që të jetojë një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Ky është iriqi i vogël i cili mahniti botën me veglat e tij të përshtatshme për kamping. Ai ka nevojë për pjesën e tij që të jetojë dhe të jetë këndin e tij të lojërave apo veglave që i duhen.
Këtu keni disa nga fotografitë mahnitëse të iriqit që bënë kamping me veglat e tij të nevojshme për një qëndrim të rehatshëm dhe të bukur. /Lajmi.net/