Irina Shayk pozon për numrin e ri të revistës “Elle”, flet për vështirësitë e rrugëtimit në modelim

Irina ka pozuar për numrin e muajit mars të revistës "Elle".

ShowBiz

02/03/2021 17:18

Modelja e njohur Irina Shayk pozoi për numrin e ri të revistës amerikane “Elle”, shkruan lajmi.net.

Në këtë fotosesion, modelja u shfaq e veshur me kostum elegant me ngjyrë të bardhë, me fustan të bardhë e po ashtu me minifund të zi.

Edhe këtë herë, ajo tregoi se gjendet në formën më të mirë, teksa mori poza para aparatit.

Irina në intervistën që dha për “Elle” ka folur për amësinë, modelimin, edukimin në Rusi, që e përgatiti për këtë industri.

Ajo kujtoi kohën kur agjentët i kishin thënë se duhej të humbiste peshë, por ajo u kishte thënë “Jo”, ngase e dinte se kush ishte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ELLE Magazine (@elleusa)

Tani që gjendet në moshën 35 vjeçare, Irina tha se po bën disa punë që nuk i kishte bërë në të njëzetat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ELLE Magazine (@elleusa)

“Ndjehem më rehat në lëkurën time: E dua trupin tim. Unë dua të ha. E vlerësoj ushqimin; E vlerësoj jetën. Unë me të vërtetë mendoj se kjo është ajo që moda po kërkon tani”, tha ajo. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ELLE Magazine (@elleusa)