Irina Shayk merr vëmendjen në “CFDA Fashion Awards”

11:10 | 5 Qershor 2018

Është një nga modelet më të njohura në botë.

Irina Shayk kikshte rikthyer linjat trupore pak muaj pas lindjes së vajzës, Lea De Seine, e cila tashmë ka mbushur një vit jetë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, modelja ka qenë e ftuar në “CFDA Fashion Awards”, e cila në ceremoni kishte arritur e vetme.

Irina tash e një kohë është në lidhje me Bradley Cooper, me të cilin nuk njihet për ndonjë krizë në marrëdhënien e tyre.

Ajo kishte veshur mbrëmë një fustan me ngjyrë leopardi, ndërsa flokët i kishte lëshuar pas shpinës. /Lajmi.net/