Irina Shayk i do meshkujt e sinqertë

Modelja e njohur Irina Shayk edhe një herë ka konfirmuar se ajo nuk dëshiron të qëndrojë e vetme dhe se është në kërkim të një mashkulli të ri.

ShowBiz

13/02/2015 20:22

Modelja e njohur 29-vjeçare muajin e kaluar konfirmoi ndarjen nga Cristiano Ronaldo, i cili u spekulua se e kishte tradhtuar atë me gazetaren spanjolle Lucia Villalon.

Në një interviste të dhënë së fundmi, Irina ka konfirmuar në një mënyrë se ajo është tradhtuar, duke thënë se e gjitha çfarë kërkon te i dashuri i ri është të jetë i sinqertë dhe besnik.

“Gjëja që kërkoj te një mashkull është sinqeriteti dhe besnikëria ndaj femrës”, ka thënë Irina, duke shtuar. “Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar bukuroshja. Lajmi.net