Irina ruan linjat perfekte me ushtrime

Modelja ruse, Irina Shayk ushtron fort për ta ruajtur formën fantastike të trupit. E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo i ka shfaqur linjat e saj perfekte, teksa është parë duke vrapuar nën rrezet e diellit në Miami. Ajo duket më shumë se e fokusuar rreth ushtrimeve, e ndërkohë dëgjon muzikë në telefon. Aspak më prapa…

ShowBiz

08/11/2013 15:30

Modelja ruse, Irina Shayk ushtron fort për ta ruajtur formën fantastike të trupit. E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo i ka shfaqur linjat e saj perfekte, teksa është parë duke vrapuar nën rrezet e diellit në Miami.

Ajo duket më shumë se e fokusuar rreth ushtrimeve, e ndërkohë dëgjon muzikë në telefon. Aspak më prapa sa i përket formës fizike nuk duket as ylli portugez i futbollit, Ronaldo, me të cilin ajo është në lidhje që nga viti 2010.

Përkundër faktit se shpesh janë larg njëri tjetrit, për shkak të angazhimeve që kanë në profesionet përkatëse, Irina dhe Cristiano e ruajnë me kujdes lidhjen e shëndoshë.

“Ne jemi së bashku me Ronaldon që tri vjet dhe jam duke e shijuar lidhjen time. Ai është një mbështetje e madhe për mua. Ai gjithmonë është në krahun tim dhe di se si të më bëjë të lumtur. Cristiano mundohet gjithmonë t’i përshtatet personalitetit tim, kështu që edhe unë mundohem t’ia jap gjithë mbështetjen time”, ka thënë ajo.

Kush i këndon në vesh?  Kush, vallë?

 

Irina u bë e famshme në vitin 2007, kur pozoi për edicionin e Sports Illustrated. Nga ajo kohë, modelja seksi është aktive në evenimente të ndryshme.