Irina: Ronaldo sillet si fëmijë
Modelja ruse, Irina Shayk ka bërë akuza të rënda për ish të dashurin e saj, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me të cilin ajo është ndarë më herët gjatë këtij viti.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/838022_heroa.jpg)
Sport
Modelja ruse, Irina Shayk ka filluar të bombardojë Cristiano Ronaldon.
Ndarja e tyre ka sjellë reagime të shumta dhe Shayk tani ka bërë akuza të rënda në drejtim të yllit të Real Madridit.
“Nuk u besoj meshkujve që na bëjnë të ndihemi keq”, deklaroi Shayk.
“Kjo nuk është sjellje e një burri, por e një fëmije”, u shpreh ajo. Për dallim nga Irina, Ronaldo ende nuk ka bërë deklarata publike për të shpjeguar ndarjen e tij nga rusja.