Irani i dorëzon dokumentacionin bërthamor IAEA-së
Irani paraqiti dokumente për veprimtarinë e tij të fundit bërthamore, në përputhje me udhëzimin e përcaktuar në marrëveshjen historike të datës 14 korrik, bëri të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), përgjegjëse për të verifikuar respektimin e angazhimeve të marra nga Teherani.

Bota
“Irani i ka dhënë IAEA-së shpjegime dhe dokumenteve të shkruara, siç është rënë dakord në dorëshkrimin udhërrëfyes me qëllim sqarimin e çështjeve të tanishme si dhe të atyre të lëna pezull në lidhje me programin bërthamor të Iranit”, raportoi Agjencia e OKB-së, në një deklaratë të shkurtër të publikuar dje.
“Kemi respektuar angazhimet tona brenda afateve të përcaktuara në marrëveshje”, konfirmoi zëdhënësi i Organizatës iraniane të Energjisë atomike, Behrouz Kamalvandi.
IAEA-ja nënshkroi në muajin korrik me Teheranin udhërrëfyesin që autorizonte hetimin rreth programit bërthamor, si pjesë e marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha (Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës)./atsh