Iran, mbyllen shkollat për shkak të ndotjes atmosferike

Autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave në Teheran dhe në disa qytete të Iranit, për shkak të ndotjes atmosferike që arriti nivele të tjera alarmi për shëndetin.

Bota

15/12/2019 17:23

“Në Teheran, një re gri ka mbuluar që prej disa ditësh qytetin duke zhdukur totalisht malet e Alborzit që dominojnë kryeqytetin. Dje, reja e ndotjes ishte e dukshme në luginat më shumë se 20 kilometra në veri të qytetit”, sipas një korrespondeti.

“Vendimi për të mbyllur shkollat e kryeqytetit u njoftua nga zëvendësguvernatori i provincës së Teheranit, Mohammad Taghizadeh pas ndotjes së ajrit që arriti një prag të dëmshëm për grupet e personave të ndjeshëm”, sipas agjencisë zyrtare Irna.

Autoritetet u bëjnë thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe personave me vështirësi respiratore të qëndrojnë në shtëpi./atsh