Iraku para Kosovës

Parlamenti i ri irakian është pajtuar që të mblidhet javën e ardhshme për të formuar qeverinë e re të vendit, duke e hedhur poshtë një vendim tjetër që e shtynte seancën deri në gusht.

Bota

08/07/2014 20:22

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të parlamentit, Mehdi al Hafidh, ka thënë përmes një deklarate se ligjvënësit do të mblidhen më 13 korrik, “për hir të interesit të publikut dhe duke treguar përkushtim ndaj procedurave kushtetuese dhe duke e ruajtur vazhdimësinë e ndërtimit të demokracisë”, raporton REL.

Shtyrja e parë, që thoshte që parlamenti do të mblidhet më 12 gusht, ishte kritikuar edhe nga ligjvënësit vendorë dhe nga SHBA-të.

Parlamenti duhet të zgjedhë udhëheqësit në tri pozita kyçe të shtetit, që janë të ndara në mes të arabëve shiit, sunit dhe atyre kurd.

Seanca e parlamentit e javës së kaluar ka përfunduar në kaos.

Kriza politike në këtë shtet po ndodh në kohën kur militantët e ISIL, të njohur edhe si “Shteti Islamik”, kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit të Irakut.