Iraku lëshon fletëarrest për ministrin e tregtisë

Iraku la lëshuar fletëarrest për ministrin e tregtisë dhe vëllanë e tij nën akuzat për korrupsion.

Bota

18/10/2015 17:05

Në komunikatë nuk bëhet e qartë se me cilat akuza përballen Milas Mohammed Abdul Kareem dhe vëllai i tij Nehru, megjithatë media irakiane raporton se ka të bëjë me kontratat me firmat e Nehrus me bazë në Jordani.

Masat anti-korrupsion u paraqitën nga kryeministri Haider al-Abadi në gusht. Akuzat ende nuk janë komentuar as nga ministri dhe as nga vëllai i tij./arbresh.info