Iraku kryen sulme ajrore ndaj IS-it në Siri
Avionët luftarakë irakianë kanë kryer sulme që kanë pasur për cak komandantë të grupit militant Shteti Islamik (IS) në lindje të Sirisë.
Bota
Kështu ka thënë zyra e kryeministrit irakian, Haider al-Abadi, përmes një njoftimi për media.
Sulmet ajrore kanë goditur komandantët e IS-it në jug të qytetit Deshaisha, thuhet në njoftim.
“Ky pozicion është shkatërruar plotësisht”, thuhet tutje në njoftim.
Iraku ka kryer sulme ajrore kundër IS-it në Siri disa herë vitin e kaluar. Këto sulme janë kryer me miratimin e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant.
Kryeministri i Irakut, Abadi kishte shpallur fitoren ndaj IS-it në muajin dhjetor.
Por, grupi ekstremist vazhdon të paraqes rrezik, pasi ka nën kontroll disa territore në kufi me Sirinë dhe po vazhdon të kryejë bombardime përgjatë Irakut.