Ipko mbështet Pëfaqësueset e Kosovës në Basketboll (U 16 dhe U 20) për gara në Kampionatet Europiane

Në debutimet e para të Kosovës në FIBA, IPKO është mbështetëse zyrtare e përfaqësueseve të Kosovës në basketboll

Sport

06/07/2015 10:51

Prishtinë, 3 korrik 2015 – Fituesi i dyfishtë i çmimit FIDES për kontribut në nivelin kombëtar, kompania IPKO po vazhdon me mbështetjen e sportit kosovar dhe përfaqësueseve U16 dhe U20 të Kosovës në basketboll, duke e mbështetur garimin e tyre në nivelin më të lartë të garave, përkatësisht Kampionatet Evropiane.

“Për disa vite me radhë, IPKO ka besuar në basketbollin e Kosovës, federatën, klubet dhe basketbollistët e saj, prandaj asnjëherë nuk e ka ndaluar mbështetjen ndaj tyre, duke mundësuar zhvillimin e sportit dhe basketbollit kosovar. Dhe sot jemi shumë krenar që Kosova dhe basketbollistët e rinj të saj po garojnë me shtetet tjera të Evropës. Ne e kemi thënë edhe më herët, se IPKO gjithnjë do ta mbështes sportin dhe mentalitetin fitues të çdo sportisti dhe klubi kosovar” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun. Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.

Përfaqësuesja U-20 udhëhiqet nga përzgjedhësi Ilir Selmani dhe ndihmësi i tij Ismet Ferati.

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 do të garoj në Kampionatin Evropian U-16, prej 6 deri më 11 korrik në San Marino, në Divizionin C, grupi B, ku bëjnë pjesë edhe Gjibraltari, Monako e Uellsi.

Kosova do të debutoj në gara zyrtare të FIBA-s në nivel të Përfaqësueseve në ditën e parë të Kampionatit Evropianit U-16 në San Marino kundër Gjibraltarit. Përfaqësuesja U-16 udhëhiqet nga përzgjedhësi Chris Dial dhe ndihmësi i tij Dritëro Sefaja.