IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre. Në rastin e parë, IPK ka pranuar informacione dhe ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Njësisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, i cili dyshohet se jashtë…
Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara, si pjesë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tyre.
Në rastin e parë, IPK ka pranuar informacione dhe ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Njësisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, i cili dyshohet se jashtë orarit të punës është përfshirë në një rast të kanosjes, transmeton lajmi.net.
Rast i ngjashëm po hetohet edhe në Fushë Kosovë, ku një zyrtar policor i stacionit të atjeshëm dyshohet për përfshirje në kanosje gjithashtu jashtë detyrës zyrtare.
Për të dy rastet, IPK ka rekomanduar suspendimin e policëve deri në përfundimin e hetimeve. Dosjet po trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me dyshimet për veprën penale “Kanosje”./lajmi.net/