IPK e arreston kapitenin e policisë në flagrancë duke marrë fajde

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor të gradës kapiten pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdes.

Lajme

16/02/2021 19:19

Zyrati policor në fjalë ishte punonjës në Drejtorinë Rajonale të Ferizajit dhe arrestimi është bërë sot në flagrancë, shkruan lajmi.net.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ky është njoftimi i plotë pa ndërhyrje: 

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale. /Lajmi.net/