Ipeshkvi Dodë Gjergji uron myslimanët: Të jetojmë në mirëkuptim

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka qenë i pari që ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh. Në fjalën e tij, Imzot Gjergji deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur, edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në…

Lajme

21/04/2023 09:47

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka qenë i pari që ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.

Në fjalën e tij, Imzot Gjergji deklaroi se shqiptarët këtë muaj kanë pasur, edhe Pashkë, edhe Bajram, dhe së bashku duhet të jetojnë në mirëkuptim e unitet.

“Jam i kënaqur që jam këtu për të uruar kryemyftiun Tërnava për t’i uruar festën e Bajramit e së bashku edhe të gjithë besimtarëve të besimit islam. Këtë muaj kemi agjëruar të gjithë sepse kemi pasur edhe festën e Pashkëve, edhe festën e Bajramit kështu që besoj të gjithë populli është me uratë, me lutje dhe me agjërim dhe të kemi mundësi të jetojmë në paqe, dashuri, mirëkuptim, në pajtim, në falje dhe në unitet siç ka thënë myftiu Tërnava në fjalën e tij të Bajramit”, deklaroi Gjergji.

Pas ceremonisë së faljes së Bajramit të Madh, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur dyert për të pritur mysafirë të ndryshëm që duan t’i urojnë në këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.