“Iowa Technology Summit 2019”, mundësi e mirë për kompanitë nga Kosova
Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines (Iowa) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës inkurajon kompanitë kosovare të regjistrohen për të marrë pjesë në samitin e teknologjisë informative “Iowa Technology Summit 2019”.
Lajme
Industria e teknologjisë informative në Kosovë është një sektor me zhvillim të shpejtë dhe me përqëndrim të konsiderueshëm në tregun e Amerikës Veriore, prandaj Samiti në Des Moines është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe rrjetin e bashkëpunimit midis kompanive që merren me këtë veprimtari.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa, përveç ftesës për regjistrim në “Iowa Technology Summit 2019” (Linku), shprehë gatishmerinë për të ndihmuar të gjitha kompanitë që do të jenë pjesëmarrëse në këtë ngjarje, e cila fillon më 30 shtator 2019, në Des Moies.
Ky samit, i mundësuar nga “Wellmark Blue Cross” dhe “Blue Shield”, këtë vit do të udhëhiqet nga Anders Sörman-Nilsson, një futurist global i ideve inovative në industrinë e teknologjisë informative.