Inzaghi: Të shikojmë përpara
Trajneri i Milanit, Philippo Inzaghi ka treguar një karaktar mjaft optimist duke thënë se skuadra e tij duhet të shikojë përpara edhe pas barazimit në sekondat e fundit me Veronën.

Sport
Inzaghi ka thënë se skuadra e tij duhet të shikojë përpara, pavarësisht barazimit që bëri Verona në sekondat e fundit në takimin e djeshëm.
“Më vjen shumë keq që kemi marrë gol në 10 sekondat e fundit të takimit. Sidoqoftë, kjo është e keqja në mesin e shumë të mirave që posedon futbollit”.
“Pavarësisht kësaj, ne duhet të shikojmë vetëm përpara. Në stërvitje këta djelmosha punojnë shumë me një shpirt optimist. Sidoqoftë, ne duhet të luajmë më mirë dhe të shikojmë vetëm për para”.
“Nuk jemi Milani që e presim ta shohim, por do të tentojmë të bëhemi në ndeshjet e ardhshme”, ishin fjalët e Inzaghit i cili kishte një karrierë shumë të bujshme me skuadrën rosonere si lojtar.