Inzaghi pyetet për rinovimin me Inter, befason me përgjigjen

Skuadra e Inter është e vendosur të rinovojë kontratën e Simone Inzaghi dhe kjo tashmë është një çështje me rëndësi të madhe për mediet italiane.

Sport

07/12/2021 14:15

Tekniku italian u paraqit në konferencë për shtyp para ndeshjes Real Madrid – Inter, dhe një nga pyetjet lidhej pikërisht me kontratën e tij.

Përgjigja e Inzaghi për gazetarët ishte befasuese, pasi trajneri italian nuk ishte fare i interesuar të komentonte atë pjesë. Fokusi i vetëm, Real Madridi.

“Këto janë rrëfime të gazetave, por unë kam prioritete për momentin”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Prioriteti im quhet Real Madrid”, shtoi ai.

Inter luan kundër Real Madridit për kreun e grupit D, në kuadër të Champions League. /Lajmi.net/