Inzaghi pritet të startojë me dyshen Correa – Martinez ndaj Bolognas

Nesër përballen Interi dhe Bologna.

Sport

17/09/2021 12:27

Interi e pret në shtëpi Bolognan nesër me fillim nga ora 18:00, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, për këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi, pritet të bëjë disa ndryshime në dallim nga ndeshjet e kaluara.

Në repartin e sulmit pritet që nga fillimi të startojnë dy argjentinasit Joaquin Correa dhe Lautaro Martinez.

Do të jetë hera e parë që këta dy futbollistë startojnë si titullarë në sulm së bashku pasi në katër duelet e para Inzaghi i ka besuar më shumë Edin Dzekos përkrah Martinezit.

Megjithatë, forma jo edhe aq e mirë e Dzekos ka bërë që trajneri të fillojë të mendojë për opsione tjera në repartin e sulmit duke i dhënë mundësinë kështu Correas. /Lajmi.net/