Inzaghi nesër pritet të zyrtarizohet si trajner i Interit

Simone Inzaghi ka zgjidhur detajet e fundit të kontratës që kishte me Lazion, tani mund të zyrtarizohet si trajner i ri i Interit.

Sport

02/06/2021 10:13

Sipas “La Repubblica”, Simone Inzaghi dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito, thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi largimin e Inzaghit dhe ai do të zyrtarizohet si trajner i Interit të Enjten.

Presidenti Lotito duhej t’i jepte trajnerit të drejtën për të zyrtarizuar lëvizjen e tij në Inter dhe raportohet se të dy më në fund kanë gjetur një zgjidhje ekonomike.

“La Repubblica”, pretendon se kishte probleme ekonomike mes Inzaghit dhe presidentit të Lazios, Lotito, por që tani problemet janë zgjidhur dhe Inzaghi do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Interin të enjten.

45- vjeçari, ka arritur një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme dhe do të fillojë punën me “Nerazzurët”  më 1 korrik. /Lajmi.net/