Inzaghi në vend të Seedorfit
Eksperienca e Clarence Seedorfit si trajner i Milanit mund të jetë më e shkurtër se që mendohej. Trajneri holandez e rrezikon postin, pa pjesëmarrje të Rossoneri në garat evropiane sezonin që vjen. Për ish futbollistin e Milanit nuk bëhet fjalë për ndonjë ultimatum, por diçka mungon: Evropa ose lamtumira. Objektiv minimal i Milanit këtë sezon…

Sport
Eksperienca e Clarence Seedorfit si trajner i Milanit mund të jetë më e shkurtër se që mendohej.
Trajneri holandez e rrezikon postin, pa pjesëmarrje të Rossoneri në garat evropiane sezonin që vjen.
Për ish futbollistin e Milanit nuk bëhet fjalë për ndonjë ultimatum, por diçka mungon: Evropa ose lamtumira.
Objektiv minimal i Milanit këtë sezon është pozita e gjashtë. Në rast se kjo nuk arrihet, atëherë ndryshimi i bankinës do të ishte praktikisht një punë e kryer.
Seedorf ka kontratë me Milanin deri në vitin 2016 me 2,5 milionë euro në sezon, por ky detaj nuk mund ta ndalojë klubin italian që ta shkarkojë trajnerin aktual, i cili e zëvendësoi Massimiliano Allegrin.
Me Seedorfin, Milani është dashur ta luante një futboll më ofanziv dhe më konkret, në krahasim me atë që bënte me Allegrin.
Por, numrat janë paradoksalë: me Seedorfin, në tetë ndeshje, Milani ka realizuar vetëm tetë gola, ndërsa me Max në bankinë, në tetë ndeshjet e para, Milani shënonte 14 gola. Gati dyfishi.
Kjo mund t’i shtyjë Rossoneri të mendojnë për trajnerin e ri. Së fundmi flitet se ish sulmuesi i këtij klubi, Filippo Inzaghi mund të emërohet trajner i Milanit për sezonin tjetër.
‘Pippos’ po i shkon shumë mirë me ekipin e të rinjve dhe ai duket se është i gatshëm për hapin e rëndësishëm në karrierën si trajner.