Inzaghi me lëvdata për Jose Mourinho, para duelit Inter – Roma

Simone Inzaghi ka dhënë disa komente para ndeshjes Inter – Roma.

Sport

07/02/2022 18:32

Interi kthehet përsëri në aksion këtë mes të javës, pas humbjes së pësuar në vikend në derbin kundër Milan.

Para ndeshjes së vlefshme për Kupën e Italisë ndaj Romës, Inzaghi ka thënë se ‘Zikaltërit’ do të kenë një kundërshtar të fortë, me një trajner të madh si Mourinho.

“Ne përballemi me një skuadër të fortë, me kualitete të shumta dhe trajner të madh si Jose”, ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Kupa e Italisë është objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Duhet të jetë në ADN të Inter”, shtoi trajneri italian.

Skuadra e Inter pësoi humbjen e dytë në Serie A këtë sezon, por kjo ndeshje erdhi në një ndeshje kruciale sikur ajo ndaj Milan. /Lajmi.net/