Inzaghi lavdëron Asllanin

Simone Inzaghi ka lavdëruar mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Asllani nuk ka arritur të depërtojë në skuadrën e Interit, duke i pasur të limituar minutat në fushën e gjelbër. Asllani hyri në lojë në pjesën e dytë në fitoren e Interit 4:0 ndaj Salernitanas. Mesfushori shqiptar madje iu afrua golit duke goditur traversën. E për…

Sport

01/10/2023 17:51

Simone Inzaghi ka lavdëruar mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin.

Asllani nuk ka arritur të depërtojë në skuadrën e Interit, duke i pasur të limituar minutat në fushën e gjelbër.

Asllani hyri në lojë në pjesën e dytë në fitoren e Interit 4:0 ndaj Salernitanas.

Mesfushori shqiptar madje iu afrua golit duke goditur traversën.

E për paraqitjen e tij ka folur Inzaghi, i cili e ka vlerësuar paraqitjen e 21-vjeçarit.

“Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet. Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”, u shpreh Inzaghi.

Asllani këtë sezon ka luajtur në vetëm katër ndeshje./Lajmi.net/