Inzaghi, ‘hije’ e Allegrit
Nëse Massimiliano Allegri nuk arrin ta nxjerrë Milanin nga telashet e mëdha në të cilat gjendet aktualisht, atëherë kryesia e klubit nga San Siro do ta shkarkojë nga detyra për ta zëvendësuar me ish sulmuesin, Filippo Inzaghi. Ky i fundit është aktualisht në drejtim të ekipit të juniorëve të Milanit ku me mjaft sukses ka…

Sport
Nëse Massimiliano Allegri nuk arrin ta nxjerrë Milanin nga telashet e mëdha në të cilat gjendet aktualisht, atëherë kryesia e klubit nga San Siro do ta shkarkojë nga detyra për ta zëvendësuar me ish sulmuesin, Filippo Inzaghi.
Ky i fundit është aktualisht në drejtim të ekipit të juniorëve të Milanit ku me mjaft sukses ka treguar aftësitë e tij si trajner.
Andaj, Inzaghi ka filluar të shqyrtohet si kandidat serioz për pasardhës të Allegrit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Tuttosport.
Allegri është përballur me kontestime të ashpra nga tifozët e Milanit pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Fiorentina dhe barazimit pa gola në udhëtim te Chievo që e kanë lënë ekipin në pozitën e 10-të në Serie A me 19 pikë më pak se lideri Roma.