Inzaghi: Bastoni është lënduar, do të mungojë ndaj Sampdorias
Andrea Bastoni do të mungojë nesër.
Sport
Nesër Interi është mysafirë i Sampdorias nga ora 12:30, shkruan lajmi.net.
Trajneri i ‘Nerazzurëve’, Simone Inzaghi në konferencën për shtyp ka njoftuar se Bastoni do të mungojë në këtë ndeshje.
“Kemi humbur Bastonin, nesër nuk do të jetë i gatshëm të luajë, por shpresojmë të jetë gati për Ligën e Kampionëve”.
“Të hënën do të bëjë disa ekaziminime mjekësore. Ai është rikthyer me një dëmtim muskuluar nga Kombëtarja dhe dje nuk është paraqitur në stërvitje”, tha Simone Inzaghi.
Inter të mërkurën përballet me Real Madridin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/