Investon veten në Gjakovë

Mimoza Kusari-Lila do të largohet nesër nga Qeveria. Për shkak të angazhimit në fushatën zgjedhore si kandidate për Kryetare të Gjakovës, do t’i lërë dy postet përnjeherë: Si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

Lajme

01/10/2013 15:12

Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Mimoza Kusari-Lila do të dorëzojë te Kryeministri Hashim Thaçi dorëheqjen e saj.

Dorëheqjen do ta bëjë publike nesër, në një konferencë shtypi.

“Po do të jap dorëheqje nesër dhe do ta bëj publike nesër”, ka thënë Ministrja Kusari-Lila, për lajmi.net.

Largimi i saj nga drejtimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe nga pozita e Zëvendëskryeministres vjen për shkak të kandidimit të saj për Kryetare të Komunës së Gjakovës.

Kusari-Lila do të angazhohet intersivisht në fushtatën zgjedhore, në një garë të fortë që pritet ta ketë me Kryetarin aktual të Gjakovës, Pal Lekajn e AAK’së.