Investimet në vend, Hoxha thotë se BE-ja mbetet besnike ndaj Kosovës

Është përmbyllur pilot-projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, “Përgatitja e projektit për Ministrinë e Integrimit Evropian”.

Lajme

18/03/2019 17:04

Me këtë rast, ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se BE-ja është gjithmonë besnike kur ka të bëjë për investime të mëdha në Kosovë, raporton EO.

“Sot po përfundojmë me sukses përgatitjen e projektit për Ministrinë tonë, projekt ky që do financohet nga Bashkimi Evropian. BE neve si Kosovë na ka qëndruar afër në të gjitha strukturat e sidomos tash kur po bëhet fjalë për investime të mëdha. Një investim tjetër me sukses në kuadër të fondit të IPA-s ishte ai në bashkëpunim me MMPH-në për ndërrimin e filtrave në Kosovën B”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, Luigi Brusa, shef i Sektorit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së, tha se këto projekte nga BE-ja, janë me vlerë për Kosovë. Sipas tij, BE-ja është e gatshme gjithmonë për investime të tilla.

“Jemi këtu ku së bashku po përmbyllim edhe një projekt tjetër. Këto projekte janë me vlerë për Kosovën dhe BE është e gatshme për investime të tilla. Kur jemi tek investimet sot bashkë me Ministrinë e Mjedisit prezantuam aplikacionin “Kosova Air Quality” aplikacion ky i cili do i mbajë të njoftuar qytetarët për gjendjen e cilësisë së ajrit në vend”, tha Brusa.