Intervistohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Hajvali, iu dhanë qasje në telefon disa të burgosurve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër zyrtarë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali. Ata janë intervistuar nën dyshimet se iu kanë mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve. Rasti po hetohet. “Qendra e Paraburgimit, Hajvali  18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare  nga disa zyrtarë  në qendrën  e…

Lajme

19/02/2026 08:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër zyrtarë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ata janë intervistuar nën dyshimet se iu kanë mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve.

Rasti po hetohet.

“Qendra e Paraburgimit, Hajvali  18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare  nga disa zyrtarë  në qendrën  e paraburgimit ku dyshohet se u  është mundësuar qasje  e telefonit celular  disa të burgosurve,  janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/