Intervistë/ Si do të ndikojë heqja e taksës në çmime, flet biznesmeni Ramiz Kelmendi

Dje, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100 për qind, kanë hyrë maunet e para me mallra serbe në vend. Tarifa 100 për qind ishte kundërshtuar nga disa biznesmenë vendor, një ndër ta ishte edhe Ramiz Kelmendi, pronar i Elkos Group.

Lajme

02/04/2020 20:23

Kelmendi në një intervistë dhënë për lajmi.net nëpërmjet Skype, ka thënë se Serbia pas taksës ka humbur tregun e Kosovës, duke shtuar se qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijësohen që të blejnë prodhimet vendore.

“Serbia nuk do të kthehet në masën si ka qenë asnjëherë në Kosovë, asnjëherë. Jo për shkak që i ka çmimet më të lira, por për shkak që qytetarët e kanë kuptuar se nuk duhet ta mbështesin një armik i cili në vazhdimësi sillet keq me qytetarët që i ka persekutuar me shekuj”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka treguar edhe për çmimet që do lëvizin pas heqjes së taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Intervista e plotë:

YouTube player

Biznesmeni dhe afaristi kosovar ka thënë se koronavirusi po ndikon keq në ekonominë botërore dhe vendore dhe nëse një gjende e tillë do të vazhdon edhe për shumë kohë do të ketë shumë kompani nuk do të mbijetojnë.

Kelmendi mes tjerash flet edhe për kushtet që ka marrë për punëtorët e tij në ketë kohë pandemie dhe tregon edhe sa është në gjende të paguaj punëtorët që punojnë në bizneset e tij që tashmë qëndrojnë të mbyllura. /Lajmi.net/