Intervistë ekskluzive me Butrint Imerin (Foto/Video)

Ani pse i ri në moshë, i ri edhe në skenë, Butrint Imerit nuk po i mungojnë sukseset.

ShowBiz

24/06/2016 13:14

Nuk ka shumë kohë që është ngjitur në shkallët e para të karrierës së tij muzikore, me gjithsej 7 këngë dhe menjëherë ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve, sidomos të gjinisë së bukur.

I çuditshëm duket fakti se ai vazhdon të jetë single, ndërsa për Lajmi.net në një intervistë ekskluzive ka folur rreth karrierës së tij muzikore, dashurisë e raportit të shumë përfolur me prezantuesen super seksi Kiarën e cila e puthi live në një emision televiziv ku Imeri ka shkuar ta promovoj këngën’Kanga jote’.

Lajmi.net:Si po ec kënga e re me Eleni Foureira?

Kënga po ecën shumë mirë, ashtu siç ne e kishim parashikuar.

Lajmi.net:Pse zgjodhe të bashkëpunosh me të?

Gjithçka erdhi shumë natyrshëm gjatë një bisede me stafin tim me të cilët po flisnim për artistë ëe njohur në ballkan dhe menjëherë pas disa ditësh krijuam dhe kontaktet e para me stafin e Elenit.

Lajmi.net:A të ka folur ndonjëherë për prejardhjen e saj dhe arsyen e mohimit se është shqiptare?

Po sigurisht! Gjatë qëndrimit tim në Athinë patëm kohë të bisedojmë edhe për këtë gjeë dhe ashtu si shumë shqiptarë që jetojnë atje edhe familjes së saj i është dashur në fillim të përballen me racizmin e madh që egzistonte në ato vite dhe që i ka penguar gjithmonë të përfshihen në shoqëri. Por fatmirësisht sot kushdo lirisht flet për origjinën e tij dhe lirisht pranohet e respektohet.

Lajmi.net:Delicious ka marrë klikime por jo sa këngët e tjera paraprake, si e vlerëson këtë?

Kënget e mia nuk kanë marrë kurrë miliona klikime por kjo nuk me shqetëson pasi të gjitha janë kthyer në hite dhe këtë e kam kuptuar në një koncert madhështor në Tiranë pjesë e të cilit isha para pak muajsh dhe këngët e mija u kënduan nga i gjithë sheshi. Në rastin e Delicious është ende herët të flas pasi kënga ende po shpërndahet në disa media të huaja të cilat jane synimi im për këtë projekt.

Lajmi.net:Cilën këngë tënden e cilëson si më të suksesshmen?

Çdo këngë që une publikoj, ka një periudhë shumë të gjatë përpara gjatë së cilës kam punuar pra dua të them që për mua në momentin që del, konsiderohet si e mirë dhe pres të jetë një sukses. Secila ka një stil te veçantë në këngë dhe klip kështu që ndoshta kur të bëj më shumë do të kem një të preferuar.

Lajmi.net:A është në lidhje Butrinti, a jeni i dashuruar?

Për momentin nuk jam në lidhje edhe pse mundësite nuk me mungojnë por siç edhe ti e the ne pyetje, nëse jam i dashuruar, do të thoja gjithashtu Jo. Është shumë e vështirë që unë të dashuroj…

Lajmi.net:Çfarë ngjau me Kiarën, na jepni një sqarim rreth asaj që ndodhi në emisionin ‘Select’, si u ndjeve kur të puthi prezantuesja?

U dridha i gjithi! hahaha, bëj shaka. Kiara me mori leje me parë kështu qe isha përgatitur për atë puthje por jo për reagimin që pati në media. Me Kiaren kam marëdhënie shumë të mirë dhe të ngushtë dhe jemi takuar disa herë.

Lajmi.net:Më vonë jeni pare përsëri bashkë, si e shpjegon këtë?

Po jemi takuar disa herë pasi miqesinë me të nuk ja vlen ta humbasësh.

Lajmi.net:Çka kemi të re për këtë verë? Ndonjë bashkëpunim tjetër?

Kjo verë nuk ka mbaruar ende dhe unë do të vij edhe të paktën dy projekte të tjera njëri prej të cilëve shumë shpejt në nje ditë shumë të veçantë për mua dhe në një mënyrë shumë ndryshe. Për më shumeë pas pak ditësh do ju bëj me dijeni.

YouTube player
YouTube player