Interi triumfon ndaj Sassuolos

Inter ka triumfuar në ndeshjen ndaj Sassuolos, duke e përmbysur rezultatin pas pjesës së parë.

Sport

02/10/2021 22:41

Sassuolo e hapi sfidën nëpërmjet Domenico Berardit i cili realizoi nga pika e penalltisë në minutën e 22-të dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Interi i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë skuadrës kundërshtare, duke e barazuar rezultatin nëpërmjet Edin Dzekos në minutën e 58-të nga një asistim i Perisic.

Golin e fitores për ‘zikaltrit’ e realizoi Lautaro Martinez i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 78-të.

Kjo është hera e tretë radhazi në Serie A që Interi gjendet në disavantazh pas pjesës së parë, por arrin të evitojë humbjen, duke fituar paraprakisht ndaj Fiorentinës, dhe barazuar me Atalantën.

Interi me këtë fitore pozicionohet e dyta momentalisht në tabelë, me 16 pikë të mbledhura, me pesë fitore e dy barazime pas shtatë xhirosh. /Lajmi.net