Interi shuan shpresat e Man Cityt për Skriniar

Interi tashmë i ka thënë Manchester Cityt të harrojë transferimin e Milan Skriniar në afatin kalimtar të janarit.

Sport

09/09/2019 11:58

Raportet dolën në gazetat angleze gjatë fundjavës që City kishte zgjedhur sllovakin për të forcuar mbrojtjen e tyre,

Sidoqoftë, edhe etiketa e çmimit 60 milionë euro nuk do të jetë e mjaftueshme për ta larguar lojtarin nga Serie A në mes të sezonit, përcjell lajmi.net.

Sipas Tuttosport, trajneri Antonio Conte ka dekretuar se Skriniar nuk është në listën e transferimeve, veçanërisht në një dritare transferimi të janarit.

‘Nerazzurret’ kanë filluar sezonin e tyre me dy fitore nga dy ndeshje në Serie A. /Lajmi.net/