Interi, shkatërrues ndaj Sampdorias

Interi është treguar shkatërrues ndaj Sampdorias, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 4:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën, e vlefshme për xhiron e 33-të në Serie A. Mauro Icardi i ka realizuar dy gola për mysafirët, në minutat 13 e 63, ndërsa nga një e shtuan Walter Samuel (61’) e Rodrigo Palacio (78’).…

Sport

13/04/2014 15:57

Interi është treguar shkatërrues ndaj Sampdorias, të cilën e mposhti me rezultat bindës, 4:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën, e vlefshme për xhiron e 33-të në Serie A.

Mauro Icardi i ka realizuar dy gola për mysafirët, në minutat 13 e 63, ndërsa nga një e shtuan Walter Samuel (61’) e Rodrigo Palacio (78’).

Tek vendësit, Maci Lopez e ka humbur penalltinë në minutën e 18-të, ndërsa Citadin Martins Eder u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 19-të.

Pas kësaj fitoreje, Interi e ruajti pozitën e pestë në tabelë me 53 pikë të grumbulluara, ndërsa Sampdoria është e 13-ta me 41 pikë.