Interi shet 43 mijë bileta për ta shikuar ndeshjen finale të UEFA Champions League në “San Siro”

Finalja e madhe e UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt po afron. Të shtunën dy skuadrat ballafaqohen me njëri-tjetrin në finalen e madhe që zhvillohet në Stamboll të Turqisë, shkruan Lajmi.net Por, një numër i madh tifozësh do ta përcjellin këtë ndeshje nga stadiumi “San Siro”. Ashtu siç raporton skuadra përmes rrjeteve sociale,…

Sport

06/06/2023 23:14

Finalja e madhe e UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt po afron.

Të shtunën dy skuadrat ballafaqohen me njëri-tjetrin në finalen e madhe që zhvillohet në Stamboll të Turqisë, shkruan Lajmi.net

Por, një numër i madh tifozësh do ta përcjellin këtë ndeshje nga stadiumi “San Siro”. Ashtu siç raporton skuadra përmes rrjeteve sociale, një numër i madh biletash janë shitur.

Pra, rreth 43 mijë bileta janë shitur vetëm për ta përjetuar këtë emocion të madh nga stadiumi “San Siro”. Pra kjo ndeshje transmetohet në një ekran gjigant.

“Për vetëm pak orë, janë shitur 43 mijë bileta. Faleminderit tifozëve”, ka shkruar skuadra e Interit./Lajmi.net/