Interi rivalizon Juven për Shaqirin
Skuadra e Interit duket se së fundmi është futur në garë dhe për të siguruar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqirit.
Sport
E përditshmja italiane, Tuttosport, raporton se Interi është duke rivalizuar Juventusin për të siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit nga skuadra e Bayernit.
Juventusi ishte shumë afër të arrijë marrëveshje për transferimin e këtij lojtari, mirëpo në orët e vona të ditës së djeshme, ishte Interi që ka shprehur interes për të.
Bayerni ka tërhequr bisedimet me skuadrën Biankonere, dhe tani do të presë të shikojë ofertën e Interit për lojtarin me origjinë kosovare. Përndryshe, Juventusi ka ofruar 19 milionë euro për shërbimet e tij.