Interi rikthehet në pjesën e dytë, barazon me Benfican
Pas një pjese të parë për tu harruar, Interi ka arritur të marrë një barazim ndaj Benficas. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, shkruan lajmi.net. Ishte një fillim i tmerrshëm për Interin, pasi ata e gjetën veten në disavantazh pas shtatë minutave lojë falë një goditjeje të Joao Mario nga afërsia. Joao Mario shënoi edhe…
Sport
Pas një pjese të parë për tu harruar, Interi ka arritur të marrë një barazim ndaj Benficas.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, shkruan lajmi.net.
Ishte një fillim i tmerrshëm për Interin, pasi ata e gjetën veten në disavantazh pas shtatë minutave lojë falë një goditjeje të Joao Mario nga afërsia.
Joao Mario shënoi edhe golin e dytë personal dhe të Benficas vetëm shtatë minuta më vonë pasi u gjend i vetëm në shtyllën e pasme, duke mahnitur Interin.
Por, sulmuesi nuk u ndal me kaq dhe përfundoi hat-trickun në pjesën e parë, për rezultatin 3:0.
🚨 Joao Mario Hattrick 🔥🔥pic.twitter.com/OYmQdyq4ph
— KinG £ (@xKGx__) November 29, 2023
Megjithatë skuadra italiane u ringjallë në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.
Marko Arnautovic, e ngushtoi epërsinë në 3:1, derisa Davide Frattesi shënoi për 3:2.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Alexis Sanchez nga penalltia.
Alexis Sánchez penalty goal to draw us level! 🇨🇱⚽️ pic.twitter.com/3cV78p9oZ7
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) November 29, 2023
Me këtë fitore Inter mbetet në vendin e dytë, kurse skuadra portugeze të fundit. /Lajmi.net/