Interi pushton Veronën

Interi fitoi në udhëtim te Verona me rezultat 2:0, duke mbajtur gjallë shpresat për përfundimin në pozitën e tretë në Serie A. Nerazzurrët u ngjitën në vendin e katërt, me tetë pikë më pak se Napoli, që mban pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi Rodrigo Palacio e festoi kontratën e re me Interin…

Sport

15/03/2014 21:42

Interi fitoi në udhëtim te Verona me rezultat 2:0, duke mbajtur gjallë shpresat për përfundimin në pozitën e tretë në Serie A.

Nerazzurrët u ngjitën në vendin e katërt, me tetë pikë më pak se Napoli, që mban pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi Rodrigo Palacio e festoi kontratën e re me Interin duke kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 13’të pas një asistimi nga Jonathan. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të mysafirëve.

Por, edhe pas intervalit, djelmoshat e trajnerit Walter Mazzarri e vazhduan iniciativën e lojës dhe u shpërblyen pas më tepër se një ore lojë kur pas dy tentimesh, Jonathan e dërgoi topin në rrjetë duke siguruar fitoren e Interit, që tani ka 47 pikë në pozitën e katërt.

Kurse, Verona mbetet e shtata me 40 pikë.