Interi po rritet
Trajneri i Interit, Walter Mazzarri insiston se Nerazzurri po shfaqin shenja të rritjes këtë sezon. Klubi nga San Siro aktualisht gjendet në pozitën e pestë në Serie A, vetëm dy pikë më shumë se Parma, në luftën për një vend që qon në Europa League. Sezonin e kaluar, Interi e mbylli në vendin e nëntë…
Sport
Trajneri i Interit, Walter Mazzarri insiston se Nerazzurri po shfaqin shenja të rritjes këtë sezon.
Klubi nga San Siro aktualisht gjendet në pozitën e pestë në Serie A, vetëm dy pikë më shumë se Parma, në luftën për një vend që qon në Europa League.
Sezonin e kaluar, Interi e mbylli në vendin e nëntë dhe ish trajneri i Napolit beson se skuadra e tij e re ka përparuar dhe se po sheh në të ardhmen.
“Kam parë shenja të zhvillimit. Implementimi i taktikës dhe organizimit në ekip është përmirësuar. Do të bëj gjithçka të mundshme që ta qoj ekipin sa më lartë të jetë e mundshme”, deklaroi fillimisht 52 vjeçari.
“Kushdo që dëshiron të qëndrojë në këtë ekip, duhet ta arrijë nivelin më të lartë. Gjithçka do të vlerësohet. Për të mbetur në nivele të larta, nevojitet koncentrim maksimal. Nuk është e lehtë, disa lojtarë nuk janë të gatshëm tashmë”, përfundoi Mazzarri.