Interi ‘peshkon’ në Premier Ligë, i transferon dy yje të njohura

Interi do ta zyrtarizojë shumë shpejt Antonio Conten në krye të solit, prandaj pritet edhe një revolucion i madh.

Sport

23/05/2019 09:29

Sky Sports kupton se me të zbarkuar në Itali, trajneri italian do vërë në funksion një plan për transferimeve e dy yjeve në Premier Ligë.

Romelu Lukaku i Manchester United dhe Victor Moses që është i huazuar te Fenerbahce, janë dy lojtarët kryesor që janë top-objektiva për klubin Italian, përcjell lajmi.net.

Ish-trajneri i Chelsea pritet të zëvëndësojë Luciano Spallettin te Interi javën e ardhshme dhe të dy lojtarët besohen se janë në listë për t’u transferuar në ‘Giuseppe Meazza’.

Conte edhe më herët sa ishte trajner i Chelseat u mundua të nënshkruante me Lukakun, por ky i fundit vendosi kalimin te Manchester United në vitin 2017. /Lajmi.net/