Interi nuk dorëzohet për Xhakën

Interi duket i vendosur për ta transferuar Granit Xhakën. Sipas mediave italiane, Nerazzurri janë të gatshëm t’i ofrojnë 4-5 milionë euro plus mesfushorin serb Kuzmanovic.

Sport

29/05/2014 23:30

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë e lidhur me futbollin italian. Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Borussia Monchengladbachu gjatë verës dhe Nerazzurri duket të jenë mjaft të interesuar për 21 vjeçarin.

Sipas televizionit italian, “Sky”, klubi i Erick Thohir i ka bërë të gatshëm 4-5 milionë euro, plus kartonin e serbit Kuzmanovic, vetëm për ta sjell në Giuseppe Meazza përfaqësuesin zviceran.

Gjithashtu, për Xhakën interesim ka shprehur edhe Napoli. Mesfushori prishtinas i kaloi dy sezone në Gjermani, ku ishte transferuar nga Gladbachu.