Interi nënshtron Romën, e fiton derbin e javës në Serie A (VIDEO)
Interit i ka takuar derbi i javës në Serie A.

Sport
Neroazurët, kanë arritur të mposhtin 1:3 Romën në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Serie A.
Edhe pse Roma kishte start më të mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 15’ me anë të Dzekos, Inter arriti që në pjesën e dytë të përmbys gjithçka.
Ishte fillimisht Icardi, që shënoi dy herë në minutat 67’ dhe 77’.
Fitoren e Interit e vulosi mesfushori i ardhur këtë verë, Vecino, duke shënuar në minutën e 87’.
Inter tani numëron 6 pikë, dhe xhiron e ardhshme takohet me Spal, teksa Roma udhëton te Sampdoria./Lajmi.net/
Edin Dzeko Goal – AS Roma 1-0 Inter Milan 26-08… by fififilive
Mauro Icardi Goal HD – AS Roma 1-1 Inter Milan… by fififilive
Mauro Icardi Goal HD – AS Roma 1-2 Inter Milan… by fififilive