Interi mposht Sassuolo dhe merr vendin e tretë në Serie A
Interi ka fituar ndeshjen e xhiros 35 në Serie A. ‘Nerazzurri’ fituan 4:2 ndaj Sassuolos, shkruan lajmi.net. Romelu Lukaku me suprgol i dha epërsinë Interit. Belgu realizoi në minutën e 41’ të ndeshjes. Takimi vijoi me raste të tjera, por jo edhe gola. Pjesa e dytë nisi furishëm për Interin. Ata shënuan dy herë brenda…
Sport
Interi ka fituar ndeshjen e xhiros 35 në Serie A.
‘Nerazzurri’ fituan 4:2 ndaj Sassuolos, shkruan lajmi.net.
Romelu Lukaku me suprgol i dha epërsinë Interit.
Belgu realizoi në minutën e 41’ të ndeshjes.
Takimi vijoi me raste të tjera, por jo edhe gola.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Interin. Ata shënuan dy herë brenda dy minutave.
Ruan me autogol i dyfishoi epërsinë vendasve. Më pas Lautaro Martinez në të 58’ çoi në 3:0 ndeshjen.
Por, mysafirët arritën të shënojnë dy herë dhe të ngushtojnë rezultatin.
Në minutën e 63’ Henrique realizoi për Sassuolo, kurse në të 77’ ishte Frattesi që tundi rrejtën e Interit për herë të dytë.
Ndeshja ‘u nxehë’ pas dy golave të mysafirëve, por Interi arritën të shënojnë edhe njëherë me Lukaku.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 66 pikë, kurse Sassuolo mban vendin e 13 e 44 sosh./Lajmi.net/