Interi merr lajm të keq nga Gagliardini

Inter ka konfirmuar se Roberto Gagliardini do të jetë jashtë fushave pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Sport

03/12/2019 15:51

Borja Valero hyri si zëvendësues i Gagliardinit gjatë fitores 2-1 kundër Spal të dielën, dhe testet tani kanë zbuluar “dëmtimin në shputën e këmbës së tij të djathtë”.

Trajnerit të Interit Antonio Conte nuk i duhej një dëmtim tjetër i një mesfushori, pasi Stefano Sensi do të udhëtojë në Mynih për më shumë trajtim të muskujve të tij, transmeton lajmi.net.

Ish-lojtari i Atalanta tani do të humbasë udhëtimin te Roma të Ppremten, si dhe ndoshta ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën më 10 dhjetor.

‘Nerazzurri’ shtoi në deklaratën e tyre se gjendja e 25-vjeçarit do të rivlerësohej javën e ardhshme. /Lajmi.net/