Interi merr goditje, Correa mund të mungojë gjatë

Interi mund ta ketë humbur Joaquin Correan për pjesën tjetër të vitit 2021, pasi ai u përball me një tendosje të dyshuar të kofshës gjatë ndeshjes së Serisë A kundër Romës.

Sport

04/12/2021 23:17

Reprezentuesi argjentinas kishte impresionuar gjatë ndeshjes në Stadio Olimpico, me skuadrën e tij që udhëheqte 3-0 në pjesën e parë.

Correa u tërhoq në minutën e 59-të duke shtrënguar pjesën e pasme të këmbës së majtë.

Menjëherë u duk se ishte një tendosje e kofshës dhe Correa u përlot kur u çua drejt pankinës, ku bashkëlojtari i klubit dhe kombëtarja Lautaro Martinez u përpoq të ngushëllonte ish-sulmuesin e Lazios.

Correa sigurisht që është jashtë Ligës së Kampionëve ballë për ballë me Real Madridin për vendin e parë në grupin e tyre javën e ardhshme.

Ai ndoshta nuk do të luajë as në ndeshjet e Serisë A kundër Cagliari, Salernitana dhe Torino, të cilat do të zhvillohen deri në pushimin e Krishtlindjeve.

Mbetet për t’u parë nëse Correa do të shërohet në kohë për Superkupën e Italisë kundër Juventusit, që do të luhet në San Siro më 12 janar. /Lajmi.net/