Interi me takime për Podolskin e Salah

Skuadra e Interit po interesohet për shërbimet e dy lojtarëve nga Premier League angleze, Lukas Podolskin dhe Mohammed Salahn.

Sport

27/12/2014 19:09

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Neruazurëve kanë aranzhuar takime për të diskutuar rreth Lukas Podolskit dhe Mohamed Salah.

Drejtori i klubit, Piero Ausilio ndodhet në Londër dhe do bisedojë me skuadrat përkatëse për të arritur marrëveshje për transferimin e këtyre dy lojtarëve.

Skuadra e Arsenalit dëshiron huazimin e Yaya Sangos, por Interi ka kërkuar vetëm gjermanin Lukas Podolski që nuk po aktivizohet nga Arsene Wenger. Gjithashtu as egjiptiani, Salah nuk po paraqitet te Chelsea dhe të dy lojtarët mund të largohen.