Interi me ofertë të re për mesfushorin italian

Interi thuhet se ka bërë gati një ofertë prej 36 milionë euro plus 14 milionë euro bonuse për mesfushorin e Cagliarit Nicolo Barella.

Sport

17/06/2019 10:07

Sipas Sky Sport Italia, ‘Nerazzurrët’ janë të gatshëm të ofrojnë në fillim 40 milionë euro, 4 milionë prej të cilave janë shpërblime që do të mund të plotësoheshin lehtë, ndërsa një tjetër 10 milionësh do të aktivizohej nëse ata do të triumfonin në Scudetto ose Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, Federico Dimarco dhe Alessandro Bastoni do të ofrohen në huazim, me Interin të përgatitur për të përfshirë një opsion për të blerë për ish-lojtarët, transmeton lajmi.net.

Tani mbetet për t’u parë nëse Cagliari pranon një propozim të tillë, meqë thuhet se ata kërkojnë 50 milionë euro për yllin e skuadrës së tyre.

Milan dhe Paris Saint-Germain mbeten të interesuar për mesfushorin italian, i cili tashmë ka bërë 112 paraqitje që nga inkuadrimi në ekipin e parë.

Megjithatë, 22-vjeçari – i cili e ndihmoi Italinë të mundte Spanjën 3-1 në ndeshjen e vlefshme për Euro U21 mbrëmë – mendohet se do kalimin në ‘Giueseppe Meazza’. /Lajmi.net/