Interi me ofertë interesante për Lukakun
Inter thuhet se do të nisë një ofertë përmirësuese nga ajo e fundit prej 66.5 milionë euro plus bonuset për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.
Sport
Sipas Sky Sports, shuma do të paguhet me dy ose tre këste dhe Inter do ta finalizojë marrëveshjen menjëherë, kështu që United ka kohë të mjaftueshme për të nënshkruar me një zëvendësim.
Kjo është për shkak se afati i transferimeve në Angli mbyllet më 9 gusht në krahasim me Serie A që mbyllet në fund të atij muaji, transmeton lajmi.net.
Tani mbetet për t’u parë nëse oferta bind ‘Djajtë e Kuq’, të cilët fillimisht kërkonin rreth 87.5 milionë euro.
Lukaku vazhdon të mbetet objektivi kryesor i ‘Nerazzurrëve’, pavarësisht se negociatat kanë ngecur. /Lajmi.net/