Interi me Mourinhon

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka shprehur mbështetjen e tij dhe komplet familjes së Nerazzurrëve, për Jose Mourinhon, për duelin me Atletico Madridin në Stamford Bridge.

Sport

30/04/2014 21:30

Pak para fillimit të ballafaqimit mes Chelseas dhe Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka shprehur mbështetjen e gjigantit italian për Jose Mourinhon.

Special One udhëhoqi Nerazzurrët drejt suksesit të jashtëzakonshëm të kurorëzuar me triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve më 2010, dhe konsiderohet si idhull i tifozëve të Interit.

Moratti ka shprehur mbështetjen për të, para duelit vendimtar me Atleticon.

“Të gjithë jemi me Mourinhon”, deklaroi Moratti.

Chelsea i Mourinhos ka nevojë për mbështetje për të mposhtur ekipin e rrezikshëm të Diego Simeones.

Skuadrat luajtën pa gola në duelin e parë në Vicente Calderon dhe Mourinho do të mundohet që me skuadrën e tij të sigurojë finalen e madhe, ku i pret Real Madrid.